CH-Ballkani
Shkatërrohet një grup që trafikonte shqiptarët në Francë
Brenda një viti kanë trafikuar 2.500 deri 3.000 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës në vend. Ndaj 9 prej tyre është ngritur kallëzim penal

Në Francë është shkatërruar një rrjet trafikantësh të paligjshëm të migrantëve të cilët brenda një viti kanë trafikuar 2.500 deri 3.000 shtetas të Shqipërisë dhe të Kosovës në vend. Sipas burimeve franceze, nëntë persona kanë qenë të involvuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal.
Katërmbëdhjetë nga ta janë arrestuar në rrethinën e Parisit dhe në verilindje të vendit, shkruajnë mediat franceze, përcjellë albinfo.ch. Nëntë nga ta, në mesin e të cilëve katër organizatorët e rrjetit janë paditur.
Ata akuzohen për “ndihmesë për hyrje apo ndihmesë të qëndrimit ilegal të një të huaji në territorin francez, në mënyrë të organizuar”, ka pohuar për Agjnecinë franceze AFP, Frédéric Nahon, prokuoror i Republikës Chaumont (verilindje), duke precizuar se tashmë janë burgosur tre persona.
“Autobusët kanë udhëtuar nga Shqipëria, duke kaluar nëpër vende të ndryshme për të arritur deri në Francë, dhe duke lënë udhëtarë edhe në nëpër vendet si Italia, Gjermania e Belgjika”, ka spjeguar drejtori i policisë kufitare të zonës lindore në Francë, Christian Lajarrige.
Udhëtarët kosovarë apo shqiptarë në Francë janë lënë kryesisht në Metz dhe Strasbourg, nga së paku katër autobusë në javë. Disa nga ta, në Francë kanë ardhur edhe me avionë.
“2.500 deri 3.000 persona kanë mundur të përfitojnë nga këto kushte të pranimit. Me një biletë prej 200 eurosh, supozohet se fitimi ka arritur në shumën prej 600.000 eurosh, ka precizuar Lajarrige. “Në këtë shumë mund të shtohen edhe 600 deri 2.000 euro për kujdesin dhe mbështetjen ndaj udhëtarëve, për një person”, ka shtuar më tej ai.
“Këta persona fillimisht kanë përfituar nga ndihmat e strehimit dhe më mënyrë potenciale edhe nga ndihmat për parashtresë të kërkesës për azil”, pohon Lajarrige, duke nënvizuar se “dokumentet për parashtrim të kërkesës për azil” ishin sekuestruar gjatë kësaj jave në nëtë autobusë të përgjuar në Metz dhe Strasbourg.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti