Shëndetësi
Shifra e të prekurve nga koronavirusi shkon në 100 mijë
Njëzet e një persona në një anije në San Francisko kanë rezultuar të kenë koronavirusin, thanë autoritetet në Shtetet e Bashkuara të premten, duke theksuar se më shumë se 100,000 raste janë shënuar deri më tani në gjithë botën nga përhapja e shpejtë e virusit.
Zëvendëspresidenti Mike Pence tha se anija “Grand Princess” do të sillet në një port jokomercial, ku do të testohen edhe 2,400 vizitorë dhe 1,100 pjesëtarë të stafit.
“Ata që duhet të futen në karantina, do të futen. Ndërsa ata që kanë nevojë për trajtim mjekësor, do të trajtohen”, tha Pence.
Virusi ka shkaktuar edhe rritje të dëmeve ekonomike, me zbrazjen e mallrave dhe rënien në stok.
OBSH kërkon “gatishmëri agresive” për koronavirusin
Presidenti Donald Trump të premten ka nënshkruar një projekt-ligj për ofrimin e 8.4 miliardë dollarëve në shtimin e kapaciteteve për testimin e koronavirusit. Raste të prekura me koronavirus janë shënuar në më shumë se gjysmën e shteteve në SHBA. 15 persona kanë humbur jetën nga ky virus deri më tash.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shtetet duhet ta bëjnë prioritet luftimin e këtij virusi, duke u ndërlidhur me Iranin që ka shënuar 124 viktimave dhe 1 mijë raste të reja brenda 24 orëve.
Italia është vendi më i prekur evropian nga virusi, ku deri më tash ka shënuar 200 viktima.
Koreja Jugore ka raportuar të shtunën 174 raste të reja, duke arritur shifrën e të prekurve në 6,767.
Rreth 3.4 për qind e rasteve të konfirmuara me COVID-19 kanë vdekur në botë. Simptomat e këtij virusi janë kollitje dhe temperaturë e lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Arsyet e ikjes së mantelbardhëve janë të shumta, por ato kryesisht lidhen me çështjet financiare, deri... -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











