Shfaqjet e Jeton Nezirajt në Volkstheater të Vjenës
Në qendër të serisë së dhjetë të manifestimit "Die Besten aus dem Osten" (Më të mirët nga lindja), më 24 dhe 25 shkurt është Kosova
Në Teatrin Popullor (Volktheater) të Vjenës, nga fundi i këtij muaji mbahet seria e shfaqjeve dhe leximeve letrare me titullin “Die Besten aus dem Osten” (Më të mirët nga lindja).
Në qendër të serisë së dhjetë të manifestimit, më 24 dhe 25 shkurt është Kosova. Në fakt, dramaturgu i njohur kosovar Jeton Neziraj me trupën e tij teatrore Qendra Mulktimedia do të japë premierën e shfaqjes “Yue Medlin Yue” në gjuhën shqipe, me përkthim në gjermanishte.
Kjo tragjikomedi e Nezirajt është një shfaqje muzikore e teatrit të absurdit. Ajo ka në fokus fatin e një familjeje rome, e cila përpiqet të mbijetojë në kushtet e kaosit kosovar të pasluftës, shkruan në portalin e Volkstheater të Vjenës.
Po kështu, në Volktheater do të jepet edhe leximi skenik i dramës “Luftë në kohë dashurie” të Jeton Nezirajt, me regji të Katrin Hiller.
Në mbrëmjet e 24 dhe 25 shkurtit, krahas shfaqjeve për mysafirët do të ketë edhe specialitete nga kuzhina kosovare.
Ndërkohë, më 24 shkurt, shkrimtari dhe gazetari shqiptar nga Kosova, Beqë Cufaj do të mbajë një ligjëratë lidhur me skenën politike dhe kulturore të Kosovës. E më 25 shkurt ai do të lexojë nga romani i dytë, ende i pabotuar i tij “Roman Project&Party”.
Poezitë e Ervina Halilit, të recituara nga vetë autorja dhe nga Denis Petkovic, do të prezantojnë edhe faqen poetike të republikës më të re evropiane.
Jeton Neziraj, deri në vitin 2011 ka qenë drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës bën pjesë në mesin e protagonistëve më aktivë artistikë të republikës së Kosovës, i cili përpiqet në vazhdimësi për ngritjen e urave me shtetin fqinj, Serbinë. Për paraqitjen tij të guximshme kundër ndikimit të shtetit në institucionet kulturore, Neziraj ka marrë çmimin “Accelerating the debate” të INPO-s.
Aktivitetet zhvillohen në bashkëveprim në mes të KulturKontakt Austria, Ministrisë Federale për punë evropiane dhe ndërkombëtare si dhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri dhe Traduki.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










