Shqipëria
“Skënderbej” në Bienalen e Arkitekturës në Çikago
Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës
Sheshi i Tiranës “Skënderbej” është përzgjedhur si një nga projektet më të mirë që do të diskutohet në Bienalen e Arkitekturës në Çikago.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbardhur detaje nga ky forum, ku pritet të marrë pjesë edhe një grup ekspertësh nga Bashkia e Tiranës.
“Aktiviteti më i rëndësishëm i arkitekturës dhe i urbanistikës periodik është “Bienalja e Çikagos”, ku ne jemi përzgjedhur. Zakonisht shtetet përfaqësohen me pavijonet e tyre, por shpesh herë zgjidhen për një pavijon specifik për një gjetje, një krijim, një vepër që provokon debat dhe konsiderohet unik nga ana e arkitekturës dhe impakti që ka pasur. Ne në ditët e para të hapjes së Sheshit “Skënderbej” jemi zgjedhur për të pasur një pavijon të Sheshit “Skënderbej” edhe është ndoshta forumi më i madh i arkitektëve i urbanistëve. Unë si kryetar bashkie jam i ftuar të flas pak për komponentin urban dhe për mënyrën se si ka transformuar ekzistenca e atij sheshi shumë prej ngjarjeve në Shqipëri, le të themi që është si “Agora””, është shprehur Veliaj, raporton “TCH”.
Bienalja e Arkitekturës së Çikagos është një nga evenimentet më prestigjioze në Amerikë, por edhe në botë, në fushën e arkitekturës, ku marrin pjesë një grup arkitektësh të përzgjedhur ndërkombëtarë, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2015, Bienalja e Arkitekturës së Çikagos u vizitua nga më shumë se gjysmë milionë vizitorësh.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









