Integrimi
Shefi për integrim nga St. Galleni viziton Bujanocin dhe Kosovën
Felix Baumgartner, drejtor i Zyrës për Integrim në kantonin St. Gallen dhe në qytetin Wil dëshiron t`i njohë vendbanimet shqiptare në regjion
Në fillim të muajit prill, drejtori i zyrës për Integrim të kantonit St. Gallen dhe qytetit Wil, Felix Baumgartner viziton qytetin e Bujanocit dhe disa fshatra në këtë komunë.
Baumgartner gjatë kësaj vizite do të shoqërohet nga regjisori, koordinator i Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale, Valton Jakupi, i cili njëherësh është edhe bashkëprojektues i projekteve kulturore për integrim në këtë kanton.
Qëllimi i kësaj vizite është njohja nga afër e vendbanimeve shqiptare, pasi që një numër i madh i qytetarëve të atjeshëm jetojnë edhe në kantonin St. Gallen, thuhet në një njoftim të dërguar nga V. Jakupi, anëtar i Grupit Shqiptar për integrim në Wil dhe St. Gallen.
Në kuadër të kësaj vizite Felix Baumgartner dhe Valton Jakupi do të kenë takime edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, po ashtu me deputetin në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberin, si dhe kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar, Galip Beqirin.
Mysafiri nga Zvicra do ta vizitojë edhe shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe gjimnazin e Preshevës.
Vizita e zyrtarëve kantonalë për Integrim dhe Kulturë do të vazhdojë edhe në disa qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ku do të zhvillohen takime me përfaqësues politik, përfaqësues për integrim dhe kulture si dhe me disa parti politike.
Felix Baumgartner është njëherësh edhe producenti kryesor i filmit dokumentar me titull “Cili je Ti”, në regji të Valton Jakupit. Ky film bën fjalë mbi shqiptarët në Zvicër dhe premiera e tij do të jepet në muajin maj. Ai është realizuar me ndihmën e autoriteteve kantonale të St. Gallenit dhe te qytetit Wil.
Filmi është i realizuar ne gjuhën gjermane dhe është i titruar në gjuhën shqipe. Kësaj vizite do t’i bashkëngjitet edhe aktori Blerim Abazi, njëherësh aktor në filmin e përmendur.
Felix Baumgartner dhe Valton Jakupi, kanë filluar disa pilot projekte kantonale për shqiptarët në këtë kanton, ku vlen te theksohet aftësia e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët parashkollorë, takimi mes shqiptarëve dhe organeve kantonale që mbahet një herë në vit dhe shumë projekte të tjera për shqiptarët në këtë kanton, thuhet në fund të njoftimit të dërguar nga Valton Jakupi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja









