Lajme

Shef, ndërkohë që po pastronte aeroportin, historia e shqiptarit në Irlandë

Raste mërgimtarësh nëpër botë

Shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës, të cilët kanë arritur suksese në fusha të shumta. Së fundmi, është një rast që po bënë bujë në Shqipëri, pikërisht me një mërgimtar nga Irlanda, transmeton albinfo.ch.

Ani pse ishte shef i një kafe brenda aeroportit të Irlandës, ai derisa ishte duke pastruar dyshemet pranë aeropotit, u ndal dhe e ftoi për kafe moderatorin e Shqipërisë, Blend Fevziu.

Postimi i tij i plotë nga Blendi Fevziu:

 

La mënjane makinën e vogël mbi të cilën po pastronte dyshemenë e aeroportit të Balfastit në atë orë të vonë dhe më ftoi për kafe.

U mundova ta refuzoja me xhentilese, duke e falënderuar dhe kur insistimi nuk rreshti, i tregova që zona e kafeneve ishte mbyllur tashmë.

Mos ke merak, më tha, bëri përpara, hapi shiritin që ndalonte hyrjen e kafeneve, ndezi ekspresin nën hutimin tim total.

I kam unë me qira këto këtu, më tha, po hajde ulu.

⁃ Ti po laje dyshemenë, i thashë, ç’pune ke me lokalet.

– Jam pronari, më tha. Dyshemenë e bëj si punë shtesë. Sot s’kisha punëtor dhe po e bëj vetë.

Sapo mbylla lokalet. U zgjat mbi banak, mori një copë kek dhe ma afroi, ndërsa ngrohej ekspresi. Këtë e bën një grua nga Vlora, më tha. E bën si qëmoti. Unë ia marr asaj dhe i shes. Historia e tij ishte thuajse e pabesueshme.

Kishte ikur nga Sevasteri i Vlores si shume shqiptare te tjere ne vitet ‘90 – te. Kishte kaluar malin per ne Greqi ku kishte punuar ca vite. Ishim shume vellezer me tha dhe shume te varfer.

Prisja qe vellai te hiqte kepucet qe ti vishja une. Pas ca vitesh ne Greqi kishte marre rrugen per Angli. Nen kamion nga Franca ne Britani. Kishte punuar ne Londer dhe ku djali i vetem po i rritej ishte transferuar ne Irlanden e veriut.

Kishte bere cdo lloj pune dhe tani kishte nje stabilitet financiar per tu admiruar. Por punonte serish. Ku te mundete. Me pasionin qe mund te punoje vetem nje njeri qe e do punen.

Kur kisha prinderit gjalle me tha, shkoja ne Shqiperi me makine. Ishte larg, por e mbushja me dhurata per plakat dhe pleqte e fshatit. tani vinte me rralle.

Djali po i behej grefik dizajner dhe ishte krenar per te. ⁃ Ne nuk beme shkolle, tha, nuk mundem. Por djali po! Me percolli deri tek avioni.

Me mahniti historia e tij. Besimi se me pune mund te rimekembesh. Ishte kaq e ngjashme me historite e plot emigranteve te tjere. Qe iken nga mjerimi i viteve ‘90, qe besuan tek enderra e lirise dhe ajo jua ktheu serish mbrapsht.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI