Lajme
SHBA vazhdon të ketë rënie ekonomike dhe ngritje të papunësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u ballafaquar me numër të lartë të rasteve të vdekjeje dhe infeksioneve me Covid-19
Ndërsa izolimi dhe masat e tjera kufizuese kanë qenë një bombë për ekonominë amerikane e cila është tkurrur në normë vjetore prej 32.9 për qind në mesin e muajve prill dhe qershor, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.
Kjo ka qenë rënia më e madhe prej kur qeveria ka nisur të ketë të dhëna më 1947 dhe tri herë më e madhe sesa rekordi fillestar prej 10 për qind, i vendosur më 1958.
Ulja e shpenzimeve në shërbimet siç është kujdesi shëndetësor është thënë të ketë ndikuar në këtë rënie.
Madje sipas ekonomisteve rënja ekonomike sapo ka filluar. Ata presin një rënje më të theksuar në çerekun e dytë, dhe më vonë valën e rimëkëmbjes.
Mirëpo ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është duke ndikuar në rikthimin disa masave të izolimit, rihapja e ekonomisë duket se po tregon shenja të ngecjes.
Kjo ka shtuar edhe numri e papunësisë në vend. Më shumë se 1.4 milion persona janë deklaruar të papunë javën e kaluar.
Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka regjistruar mbi 4.4 milionë persona të infektuar dhe mbi 151,000 të vdekur me koronavirusin e ri.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit për pjesëmarrjen në vrasjen e pensionistit 85 vjeçar Katër veta akuzohen se kanë vrarë një burrë 85-vjeçar në Pulheim - për 50 euro plaçkë....
-
Diaspora po voton, më shumë vota kanë ardhur nga Italia, SHBA dhe Greqia
-
Blerta Dodaj prezantoi një robot ujor në Harvard
-
E reja shqiptare gjendet pa shenja jete në Itali
-
Sulmojnë pikërisht shtëpinë e një polici: Kosovari thotë se ishte “vetëm ndihmës”
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta dhe dërgim më i ngadaltë: Çfarë po ndryshon në postën austriake nga maji 2025 Nëse planifikoni të dërgoni letra në Austri, përgatituni për çmime më të larta dhe kohë më...
-
La Austrinë për të jetuar e punuar në Kosovë
-
Austri: Rënie e ndërtimit të banesave
-
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
-
Panairi “Vjena 2025“, bashkoi bizneset e trojeve shqiptare