Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA, rritet në 209.896 numri i të vdekurve nga COVID-19
SHBA, RRITET NË 209.896 NUMRI I TË VDEKURVE NGA COVID-19
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 209.896, prej të cilëve 444 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave në botë.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 43.181, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.364.646.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 4,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 105 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 813.257 raste të konfirmuara, ndërsa numri më i lartë i të vdekurve është në New York, me 33.229.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 6,1 milionë raste dhe Brazili me mbi 4,7 milionë raste.
E-Diaspora
-
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare Paneli do të sjellë në fokus profilet e suksesshme të artit shqiptar në diasporë, duke bashkuar... -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër -
Zvicër
Dua Lipa zë vendin e George Clooney në reklamën e re të Nespresso
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












