Lajme
SHBA regjistron gati 50,000 raste me koronavirus brenda një dite
Guvernatorët e shteteve amerikane, të cilat janë goditur më së shumti nga koronavirusi kanë kërkuar të ndalojnë rihapjen e ekonomisë së tyre të mërkurën, duke filluar nga Kalifornia, shteti më i populluar dhe një epiqendër e re e pandemisë.
Rastet e reja të COVID-19 me shifër prej afro 50,000, sipas një raporti të Reuters, shënon shifrën më të madhe ditore që nga fillimi i pandemisë.
“Përhapja e këtij virusi vazhdon me një normë që është shqetësuese”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, një demokrat, duke urdhëruar mbylljen e bareve. Ndryshimi në Kaliforni, i cili ishte shteti i parë që vendosi kufizime gjithëpërfshirëse të “qëndrimit në shtëpi” në mars, ka të ngjarë të shkaktojë më shumë humbje financiare për pronarët e bareve dhe restoranteve që kanë luftuar për të mbijetuar nga pandemia. Epiqendra e epidemisë ka lëvizur tek Kalifornia, Arizona, New Mexico, së bashku me Teksasin e Floriden.
Texas përsëri kryesoi rekordin e tij të mëparshëm të mërkurën më 8.076 raste të reja, ndërsa Karolina e Jugut raportoi edhe 24 vdekje.
Tenesi dhe Alaska gjithashtu patën një numër rekord të rasteve të reja, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










