Bota
SHBA nuk mund të jenë më polici i botës
Më shumë se 5000 nga 14.000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë
Shtetet e Bashkuara “nuk mund të jenë më polici i botës”, tha presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën (26.12) në bazën ajrore amerikane Al-Asad në provincën perëndimore irakiane, Anbar.
Në këtë kontekst ai i mbrojti planet e tij për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria. Misionit të atjeshëm i është dhënë mjaftueshëm “kohë”, tha Trump. Përveç kësaj, milicia terroriste e “Shtetit Islamikt” është “mundur gjerësisht”, raporton “DW”.
“Ne nuk duam më të shfrytëzohemi nga vende, që na përdorin ne dhe ushtrinë tonë të mrekullueshme për t’u mbrojtur. Ata nuk paguajnë për këtë”, tha Trump. Nuk është e drejtë, që Shtetet e Bashkuara ta mbajnë këtë barrë të vetme. Duke hedhur një vështrim në misionet amerikane në botë, Trump tha se “ne jemi të shpërndarë në të gjithë botën. Jemi në vende, për emrin e të cilave shumica e njerëzve as që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë. Të them të vërtetën kjo është qesharake”, përcjell albinfo.ch.
Trump vizitoi papritur të mërkurën nën shoqërinë e bashkëshortes, Melania trupat amerikane në Irak. Kjo ishte vizita e parë që nga marrja e postit të presidentit para dy vjetësh. Zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders u shpreh se presidenti dhe Zonja e Parë vizituan trupat në Irak për “t’i falënderuar për angazhimin e tyre, suksesin dhe sakrificën e tyre e për t’u uruar Gëzuar Krishtlindjet”.
Sipas të dhënave nga qarqe të brendshme amerikane, Donald Trump mendon të reduktojë ndjeshëm praninë amerikane në Afganistan. Më shumë se 5000 nga 14.000 trupat amerikane në Afganistan do të kthehen në shtëpi, ka raportuar një funksionar i qeverisë. Së fundmi dha dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, James Mattis pas grindjes me Trump për politikën e tij. Pas kthimit nga Iraku, presidenti amerikan qëndroi për një vizitë të shkurtër në bazën amerikane në Gjermani, Ramstein.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












