Bota
SHBA kalon Rusinë me furnizimin me gaz në Evropë
Gjatë gjashtë muajve të fundit, çmimet evropiane të gazit me shumicë janë trefishuar
Pushtimi rus i Ukrainës ka ridrejtuar dërgesat e energjisë në mbarë botën dhe një nga rezultatet është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë po dërgojnë më shumë gaz në Evropë se sa Rusia nëpërmjet gazsjellësit, sipas të dhënave të publikuara nga Uall Street Journal.
Që nga viti 1967, tubacionet e Gazprom-it në Siberinë Perëndimore dhe gadishullin Yamal kanë dërguar sasi të mëdha gazi në Evropë, por ky precedent është përmbysur muajt e fundit, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Në korrik, gazi natyror i lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përbënte 13% të furnizimit total në Evropë, krahasuar me 10% nga tubacionet ruse. Tubacionet nga Norvegjia ishin burimi kryesor i gazit në kontinent, ndërsa burime të tjera përfshijnë tubacionet e Afrikës së Veriut dhe furnizimet me gaz natyror të lëngshëm nga Katari, si dhe prodhimin vendas.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, çmimet evropiane të gazit me shumicë janë trefishuar pasi Moska vazhdon të reduktojë flukset e gazit natyror. Gazprom duke përmendur çështje teknike, reduktoi furnizimet e gazit natyror nëpërmjet Nord Stream 1 në Gjermani në 20% nga 40%.
Me konfliktin në Ukrainë që nuk tregon shenja lehtësimi, Bashkimi Evropian po përballet me një krizë historike energjetike, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë si një furnizues emergjent i energjisë.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













