Kosova
SHBA e Gjermania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar një “non-paper” që paraqiste vija të reja kufitare në Ballkan si zgjidhje përfundimtare për rajonin.
“Siç e kemi parë, spekulimet e panevojshme kohët e fundit për ndryshim kufijsh në Ballkan në bazë të linjave etnike kërcënojnë të sjellin destabilitet në rajon dhe zgjojnë jehonën e tensioneve të mëparshme”, tha Price.
“Një e ardhme e stabilizuar, e begatë për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet tek qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, demokracia shumetnike dhe respekti për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore,” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit”.
Price ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me vendet e rajonit dhe partnerët evropianë për të çuar përpara reformat në qeverisje, shtetin ligjor si dhe përpjekjet anti-korrupsion.
“Ne jemi të angazhuar të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor të thellojnë partneritetet e tyre ekonomike, të arrijnë objektivat klimatike, t’i bëjnë rezistencë manipulimeve energjetike nga Rusia duke zhvilluar një sistem të larmishëm burimesh të energjisë së pastër, si dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
“Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar Angazhimet e Uashingtonit në mbështetje të synimeve për normalizim të plotë,”.
Price po ashtu e ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA-së për njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të mbështesin përpjekjet për një marrëveshje detyruese, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar tek njohja e ndërsjellë, e cila të shërbejë si themel për bashkëpunim dhe begati të qëndrueshme”.
Ndërkohë të shtunën, zyra për komunikim e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, një përgjigje me shkrim për Albanian Post, kanë thënë se “Qeveria aktuale e Republikës së Sllovenisë asnjëherë nuk ka diskutuar të ashtuquajturën “non-paper’ që ju keni përmendur në raportimet tuaja gjatë ditëve të fundit”.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe as ndonjë ministri tjetër e Qeverisë aktuale të Republikës së Sllovenisë nuk është përfshirë në ndonjë aktivitet të tillë”.
Në këtë përgjigje për AP thuhet se “Sllovenia, së bashku me palët e tjera të interesit në rajon, në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, po bën çdo përpjekje për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në integrimet Euro-Atlantike, dhe duke bërë këtë, është e bindur se asnjë hap në këtë drejtim nuk duhet të rrezikojë paqen dhe bashkëjetesën në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, përcjell Albinfo.ch.
Kundër këtij plani për ndryshim kufijsh kanë dalë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, por edhe Bashkimi Evropian.
Të hënën, Koha Ditore ka publikuar një dokument tjetër kinse të përgatitur nga Gjermania dhe Franca për përmbylljen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Por, ky lajm sipas ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rohde, është lajm i rremë dhe se Gjermania nuk qëndron prapa këtij dokumenti.
“I ashtuquajturi ‘non-paper germano-francez’ i botuar nga Koha Ditore është lajm i rremë! Mund të ketë një dokument të tillë, por sigurt nuk është gjermano-francez. Përkrahja jonë e plotë është për dialogun e udhëhequr nga BE-ja të udhëhequr nga EUSR Miroslav Lajcak ashtu siç e theksoi sërish ministri i Jashtëm gjerman Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar ambasadori Rohde në Twitter.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj