Lajme
SHBA: Demokratët mblidhen për shkarkimin e Trump
Në një mbledhje të fundit, zëdhënësja e Dhomës Amerikane, Nancy Pelosi, ka diskutuar me ligjvënësit për mundësinë e heqjes së Donald Trump nga detyra përpara se të nisë procesi i shkarkimit, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë në bazë të një rezolute, që i kërkon Mike Pence të heqë kompetencat presidenciale nga Trump.
Demokratët pritet të ngrenë një akuzë për nxitje të kryengritjeve ndaj Trump, si aktori kryesor për sulmet në Kapitol.
Procesi i parë i votimit për shkarkimin e tij pritet të mbahet të hënën.
Pelosi i ka bërë kërkesë kongresmenëve dhe senatorëve që të votojnë për emërimin e Mike Pence në vend të Trump, deri në marrjen e detyrës nga Joe Biden. Pence do të mbajë postin e Presidentit të përkohshëm të SHBA. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











