Lajme
SHBA akuzon Kinën se po përpiqet të vjedhë vaksinën antiCOVID-19
Është bërë e ditur nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Robert O’Brien se Kina mund të përpiqet të vjedhë vaksinën kundër koronavirusit nga Uashingtoni.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara ka shumë të ngjarë të jenë të parat që bëjnë një vaksinë.
Në një intervistë për CBS, O’Brien tha se Kina ka “përvojë të shkëlqyeshme me vjedhjen e sekreteve amerikane dhe pronës intelektuale, duke shkelur teknologjitë amerikane”.
Gjithashtu, sipas tij, ka informacione që Kina dyshohet se është e angazhuar në spiunazh dhe po përpiqet të gjejë “studiues dhe teknologji”.
O’Brien akuzoi edhe një herë Kinën se po fsheh informacionet për origjinën e koronavirusit që ka prekur pothuajse të gjithë botën që nga shpërthimi i saj në dhjetor të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz











