Futboll
Shaqirit po i bëhet padrejtësi në Liverpool
Pasi nuk e filloi mirë, Xherdan Shaqiri filloi të kishte më shumë minuta. Ai e shpërbleu trajnerin me gol, asistime dhe paraqitje të mira. Por, kur të gjithë prisnin shpërthimin e tij, befasisht ai u la anash nga trajneri Jurgen Klopp.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steven Nicol, theksoi se Shaqiri po trajtohet padrejtësisht nga Klopp.
“Do të doja shumë ta dija se çfarë ka bërë Shaqiri gabim. Nuk mund ta besoj se Origi ishte titullar, nuk mund ta besoj që Origi luajti titullar në krah dhe nuk mund ta besoj që pasi e kritikoi, e futi Lallanan para Shaqirit”, ka thënë Nicol, i cili nuk është i vetmi që është befasuar nga vendimet e trajnerit gjerman.
“Jam vërtet i hutuar nga kjo gjë. Çfarë mund të ketë bërë ai gabim? Mendoj se duhet ta kishte futur në lojë Shaqirin më herët kundër Manchester Unitedit, por ai e futi Daniel Sturridgen”, shtoi tutje ai.
Pikërisht Shaqiri ishte hero ndaj Unitedit në ndeshjen e parë me dy super gola. “Nuk kam ide se çfarë ka bërë gabim Shaqiri sepse sa herë që ai hyn në lojë, ai ndryshon diçka. Ai ose ka shënuar gola, ose ka krijuar raste për bashkëlojtarët. Ai i jep më shumë energji skuadrës dhe tregon shumë entuziazëm kur hyn në lojë”, shtoi legjenda e Liverpoolit.
Shaqiri deri më tani është aktivizuar në 20 ndeshje në Premierligë, por ai gjithmonë ka qenë një zgjedhje e dytë për Klopp ku të shumtat e ndeshjeve i ka nis nga banka rezervë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











