E-Diaspora
Shaqiri i përgjigjet Bajernit: Unë jetoj tash dhe jo në të ardhmen!
“Është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen”, ka thënë shefi i Bajernit për Shaqirin. “Unë jetoj në të tashmen dhe jo në të ardhmen;-)” ka qenë përgjigja e Shaqës
Shefi sportiv i FC Bayernit, Matthias Sammer ditë më parë “ia ka prerë teshat” Shaqirit, duke deklaruar me vendosmëri se ai nuk guxon të mendojë për ikje nga Bajerni. “Është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen”, ka thënë ai duke iu referuar talentit shqiptar nga Zvicra. Por, për Shaqirin ky kompliment nuk është i mjaftueshëm, sepse, siç ka shkruar ai në një twitter në gjuhën angleze “Unë jetoj në të tashmen… dhe jo në të ardhmen;-)”. Nga intonimi vihet re qartë se Shaqiri i drejtohet shefit të tij me këto fjalë.
Shaqiri, i cili tashmë ka shkëlqyer edhe në Botërorin 2014 duke shënuar tre gola në një ndeshje, nuk mjaftohet e rolin e rezervistit në FC Bayern. Atij ia kanë vënë syrin tashmë shumë klube të mëdha evropiane dhe kjo nuk e lë indiferent as atë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











