Sport
Shaqiri fiton kupën edhe me Bayernin
Xherdan Shaqiri ka fituar titullin e parë me Bayernin, për t’iu bashkëngjitur menjëherë sot kombëtares zvicerane në përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës kundër Kroacisë.
20-vjeçari erdhi në Cyrih pas fitores së Superkupës së Gjermanisë me Bayern Munchen. Bvarezët kanë fituar kundër Borussia Dortmund me rezultatin 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.
Shaqiri nuk kishte kohë për të festuar shumë me Roben-in dhe të tjerët. Ai ka mbërritur në mesnatë në Cyrih për t’iu bashkangjitur ekipit të kombëtares zvicerane.
“Nuk ishte Champions League”, tha Shaqiri për Blick.
Trajneri i Bayern-it, Jupp Heynckes e dërgoi Shaqirin në ekipin kombëtares zvicerane me fjalë më të mira për futbollistin kosovar.
“Shaqiri është një talent i jashtëzakonshëm. Sulmi i Shaqirit, “Shaq-Attack” ndihet plotësisht në Mynih”, tha ai në një intervistë për Blick.
Shaqiri tashmë ka gjetur një mik në Bayern. “Unë rri shumë së bashku me Ribery”, zbulon Shaqiri.
Në Split, të mërkuren, Shaqirin e mirëpresim lojtarët Kroacisë, Rakitic, me të cilin dikur ka luajtur në Basel dhe Mario Mandzukic, me të cilin luan në Mynih. “Sigurisht është një lojë intersante në Kroaci”, tha Shaqiri.
Kjo ishte Superkupa e pestë në histori për bavarezët, ndërsa e para me Shaqirin.
Bundesliga do të nisë më 24 gusht dhe sërish pritet që Bayern dhe Borussia të luftojnë për titullin kampion.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











