Lifestyle
Shakira akuzohet për evazion fiskal

Këngëtarja e famshme Shakira pritet të akuzohet për evazion fiskal brenda disa ditësh, pasi nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa.
E përditshmja “El Pais” raporton se pas një hetimi dyvjeçar të bërë nga autoritetet del se këngëtarja nuk ka shlyer detyrimet dhe do të përballet me akuzë.
Shakira, e cila ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, e kalon pjesën më të madhe të kohës së saj në Spanjë.
Sipas ligjit spanjoll, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit.
Shakira pretendon se jeton në Bahamas pikërisht për të shmangur detyrimet financiare ndaj shtetit spanjoll. Ajo këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz