Lajme

SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur

Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern!

Në vazhdën e aktiviteteve të saja tash më të 30 viteve të kësaj qendre kulturore me seli në Winterthur të Zvicrës, fundjavën që shkoi, pikërisht më 13 prill, apo të shtunën që shkoi në “Alte Kasserne” u mbajt festa; „Tag der Vielfalt“ (Dita e Diversitetit), e cila njëherit mund të themi se është një festival i kombësive të cilat jetojnë dhe veprojnë në Winterthur me rrethinë, e që kishte  një pauzë në kohën e pandemisë për gati tri vite, dhe tani kjo pas pandemisë është e treta me radhë, festë kjo e cila mbahet për çdo vit me vite të tëra, dhe që Shoqëria Kulturore – Artistike «Dardania» ishte me vite të tëra pjesëmarrëse, kur ishte me emërtime të ndryshme, duke filluar nga „Fata Morgana» e deri sot me emërtimin e ri.

Paraqitje dinjitoze dhe me një gjallëri që zgjoi kureshtje te publiku i mrekullueshëm,

Organizatorët e përhershëm; Forumi Interkulturor në Winterthur, në bashkëpunim me qendrën kulturore „Alte Kaserne»  dhe në mbështetje të qytetit të Ëinterthurit, ku si organizatore merren me të huajt, dhe që kanë bërë përgatitjet me kohë për mbarëvajtjen e kësaj feste tash më tradicionale ku tubon shumë kombësi, me kultura dhe tradita të ndryshme, përmes valles, këngës, instrumenteve, artit, veshjeve dhe ushqimeve të popujve nga e gjithë bota që jetojnë në Zvicër, e posaçërisht në Winterthur, e që historinë e kësaj feste e lidhë edhe këtë shoqëri e cila ka marrë pjesë që nga viti 1995, si emërtim tjetër në fillim që quhej; „Fata Morgana“, me disa pushime në periudha të shkurtra, për tu rikthyer edhe kësaj here pas pandemisë.

Publiku i interesuar edhe për xhirime gjatë paraqitjes së SH.K.A „Dardania“ në Winterthur

Pikërisht në ora 14:00 filluan kështu festa e madhe me projektet e përgatitura sipas marrëveshjeve të mëparshme, ku edhe përfaqësimi i shoqërisë ka qenë thuaja se në të gjitha mbledhjet deri në realizimin e saj këtë vikend që e lamë pas, dhe që ishte vërtet një gjallëri me ushqime, me lojëra e prezantime të ndryshme të grupeve të pjesëmarrësve në projekte dhe të pranishmëve që kishin ardhur ti përcillnin të gjitha këta deri në ora 18:00 të mbrëmjes për të vazhduar kështu me programin e mbrëmjes, me paraqitjen e grupeve të valleve dhe këngëve të shumë kombësive të ndryshme pjesëmarrëse.

Një fjalim rasti e bëri kryetari i forumit z. Ali Karadas dhe koordinatores zonja Barbara Tribelhorn, e cila njëherit luajti edhe rolin e moderatores gjatë prezantimit të grupeve në skenë. Mbrëmjen e këtij festivali e nderoj edhe kryetari i qytetit Michael Künzle, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi organizatorët për ftesën dhe mundësin që të gjitha nacionet të shpalosin kulturën e vet, pse jo edhe me ushqime tradicionale.

Rastisi po ashtu që dy kryetarët  ai i qytetit, dhe i SH.K.A „Dardania“, të shkëmbejnë pak biseda të ndërsjellta dhe përshëndetje të ngrohta, gati si dy miq që njihen ka here, dhe që thuaja se na viziton sa herë që shoqëria e fton në manifestime të përvjetorëve të saj, me çka u njoftuar edhe për këtë vit, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të saj, që do të mbahet më 30 nëntor.

Kësaj radhe programi që kishte fillua nga ora 14:00, ishte planifikuar të përfundonte në ora 22:00 me një laramani të programit të paraparë sipas organizatorëve dhe në bashkëpunim me shumë shoqatat e ndryshme që kishin paraqit pjesëmarrjen e tyre në zhanre të ndryshme të prezantimit si në valle, në këngë në instrumente, lojëra të ndryshme dhe poezi të kombeve të ndryshme së bashku me ushqimet e llojllojshme, duke fillua kështu nga Alevi- Bektaschi me grupin muzikor, mandej shoqatën e grave kurde, valle të fëmijëve tamil, për të vijuar me Filipinën, si dhe lojëra fëmijësh me ngjyra mandej vallëzime greke,  me gjuhë dhe si nga Ukraina, Anglia, Spanja, Somalia, Afganistani, Rumania, Sri Lanka, e shumë e shumë shtete tjera, por nuk munguan as biseda e familjeve shqiptare me Violetën nga Shqipëria dhe ushqimet tradicional të Feime Jashari, e cila ishte prezent në dy projektet nga ora 14:00 dhe nga ora 18:00 në sallën e madhe në kuadër të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike «Dardania», e cila po paraqitet me valle si gjithnjë.

Këndi i ushqimeve tradicionale të shqiptarëve!

Kështu që pjesa e dytë dhe festive ishte lënë në mbrëmje edhe atë nga ora 19:00 në sallën e madhe me dekorime dhe binën e rregulluar për paraqitjen e grupeve të vallëzimit, këngës e grupeve të instrumenteve dhe koreve, si dhe paraqitjeve individuale, andaj edhe ishte planifikua me kohë që kësaj here të mos mbetemi deri në orët e vona të natës.

 

Kështu në një atmosferë festive filluan  pikat dhe prezantimi i grupeve, me një publik të stërmbushur, ku grupet e paraqitura ngjiteshin në skenë sipas programit, duke fillua me grupin e vallëzimeve nga Greqia , mandej grupi i fëmijëve Tamil, për të na ardh radha e grupeve të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike, „Dardania“ , me një prezantim të shkurtër të valleve tona nga koreografja e shoqërisë Arbnore e Dhurata Cakolli dhe Besiana Mazrekaj,  duke e përfaqësuar kulturën dhe valle tonë shqipe të thuaja se të gjitha tokave tona, me vallen e vajzave Kosovare të grupit të vegjël, për të vazhduar me vallen Tiranase të grupit të mesëm, dhe për të vijua me grupin e vajzave të rriturave me vallen e Dukagjinit, për ta rrumbullakësuar gjithë programin prej 30 minutash, me grupin e të rriturve me valle çame, që në një farë mënyre nuk patëm edhe konkurrim edhe për nga numri i anëtarëve dhe stilin e valleve por edhe veshjeve të lloj-llojshme që përfaqësuam si veshje burimore të secilës valle veç e veç!

I gjithë publiku ishte në vëmendje dhe në xhirime nga telefonat e tyre dhe asnjëherë nuk munguan qaste ngazëllimi nga publiku i mrekullueshëm që kishte kohë e nuk kishin patur rastin të shohin një prezantim kaq dinjitoz dhe kompakt të vlerave tona kombëtare, para gjithë atyre të pranishmëve në sallë, duke përfshirë këtu edhe atmosferën që po mbretëronte në fytyrat e publikut, dhe duartrokitje që po jepnin thuaja se pas çdo përfundimi të valleve tona.

Programi vazhdoj me gratë kurde me vallet e tyre,  mandej grupi Alevi. Bektashi, që në radhë të ngjitet në skenë edhe grupi meksikan me një kolorit dhe valle atraktive si që dinë ata, për ta përfunduar me valle të grupit të grave nga Filipinet me një kërcil tradicional të tyre.

Natyrisht se kishte edhe bashkatdhetarë tanë, që kishin ardhur ta përcillnin këtë festë, disa nga ata edhe me fëmijë të veshur në kostume kombëtare, ku në ta vërehej një krenari që po prezantoheshin në mesin e shumë shteteve dhe që po duartrokisnin të gjithë pavarësisht kombit, qoftë edhe zviceranët që shumë nga ata na folën fjalë miradije për paraqitjen e shqiptarëve me kaq madhështi dhe gjallëri, duke fillua nga më i vogli deri te më i rrituri.

Edhe prindërit që morën pjesë në këtë paraqitje ishin tejet të kënaqur me prezantimin dhe punën e pa lodhshme të stafit të shoqërisë, si dhe punën e koreografes Norës, Besianës si dhe asistentja Dhurata, të cilat kishin punua me grupin e fëmijëve, por edhe me të rriturit, prej nga vërehej kujdesi për mbarëvajtjen, për secilën pikë të paraqitjes.

Vlen të theksohet se po të njëjtën ditë, orkestra e shoqërisë, mori pjesë në koncertin e organizuar me moton „Na bashkon Skënderbeu“ edhe atë me tri pika muzikore, të dy këngëve dhe një valle instrumentale, edhe atë: këngë për Skënderbeun,  kënduar nga Hamit Shillova dhe grupi si dhe këngën për Adem Jasharin, kënduar nga Ekrem Beqiri dhe orkestra!  Përkundër dëshirës së madhe që të jemi në dy vendet për një here edhe me vallëzime, kështu ishin mundësit kësaj here, edhe pse stafi ynë e ka mbështetur këtë iniciativë, dhe ka marrë pjesë në mbledhjet që janë organizua deri sa u bënë përgatitjet e këtij koncerti ku morën së paku 15 shoqëri e ansamble nga mbar Zvicra.

Grupi i orkestrës në koncertin: „ Skënderbeu na bashkon“

Winterthur, 14.04.2024,

 

Teksti dhe fotot:

 

Shefqet Cakolli