Futboll
Sfida vendimtare për Kosovën
Dardanët do të përballen me Çekinë në udhëtim dhe duhet të fitojnë për të shpresuar në kualifikim
Sonte Kosova do të përballet në udhëtim me Republikën Çeke, ndeshje që zhvillohet nga ora 20:45, përcjell albinfo.ch.
Kjo ndeshje është vendimtare, pasi Dardanët duhet të fitojnë për të shpresuar në kualifikim, sepse çekët kanë një pikë më shumë në grup.
Barazimi do të vështirësonte shumë gjasat drejt kualifikimit në Evropian.
Trajneri Bernard Challandes për këtë sfidë, por edhe atë me Anglinë, nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin kryesor të saj Vedat Muriqin për shkak të problemeve fizike të tij.
Milot Rashica theksoi se Muriqi është një mungesë e madhe për Kosovën dhe se skuadra do të kërkojë të fitojë për të dhe për lojtarët e tjerë të dëmtuar.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarë italianë me kryesor Gianluca Rocchin, ndërkohë që ndihmës të tij janë Filippo Melli dhe Ciro Carbone.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












