Shqipëria
Tiranë: Sërish protestë para Ministrisë së Brendshme, kërkohet drejtësi
Ka nisur përpara Ministrisë së Brendshme protesta e radhës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
Dhjetëra të rinj janë mbledhur sërish, ashtu si një ditë më parë, për të kërkuar drejtësi për të riun e vrarë dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Protesta është organizuar nga shoqëria civile dhe thirrja për pjesëmarrje në të është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Ndryshe nga dje, godina e ministrisë është rrethuar nga dhjetëra efektivë policie. Në protestat e djeshme u shënuan dhe disa incidente, ku pjesëmarrësit u përleshën me policinë përpara ministrisë e Kryeministrisë dhe për këtë arsye disa efektivë mbetën të lënduar. Gjithashtu u shkatërruan dhe dekorimet për festat e fundvitit në disa zona të kryeqytetit.
Protesta të ngjashme janë mbajtur mbrëmë dhe sot dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që policia ka nisur procedim ndaj organizatorëve të tyre.
Klodian Rasha, 25-vjeç, u qëllua për vdekje me dy plumba nga një efektiv, gjatë natës mes 8 dhe 9 dhjetorit, pasi po e ndiqte, sepse kishte shkelur orën policore, të vendosur për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vend. Ky i fundit, është arrestuar për tejkalim të kushteve të vetëmbrojtjes./tch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













