Maqedonia
Serbia i dhuron Maqedonisë 20.000 doza të vaksinës Sputnik V
Maqedonia e Veriut ka pranuar të enjten 20.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V, si donacion nga Serbia, ndërsa së shpejti pritet të marrë edhe 20.00 doza të tjera të prodhuesit rus, po nga Serbia.
“Të enjten pranuam donacionin e dytë nga Serbia, një akt i miqësisë së madhe që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për ne. Bëhet fjalë për 20.000 doza të vaksinës Sputnik V që ne marrim nga Serbia mike, në një periudhë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar me vaksinimin masiv në vend”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ky është donacioni i dytë nga Serbia, pasi më parë, autoritetet serbe kishin dhuruar 8.000 doza të vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se donacioni nga Serbia do të mundësojë vazhdimin e imunizimit, derisa të mbërrijnë vaksinat, të cilat qeveria i ka kontraktuar me prodhues të ndryshëm.
“Disa prej këtyre vaksinave do të përdoren për të moshuarit, ndërsa të tjerat për disa nga grupet të rrezikuar në infrastrukturën shtetërore, si punonjësit e policisë, armatës, gjykatave, kopshteve, gazetarët, të punësuarit në transportin publik dhe zjarrfikësit”, deklaroi Filipçe.
Vaksinimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut ka nisur të mërkurën me vaksinat e kompanisë, AstraZeneca, që Shkupi zyrtar i mori përmes programit COVAX. Të 24.000 dozat e AstraZenecas do të përdoren për vaksinimin e personave të moshës mbi 77 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë, të enjten ka njoftuar për 29 viktima të reja me koronavirus, 1.402 të infektuar si dhe 761 të shëruar.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 131.000 persona, prej të cilëve, 3.810 e kanë humbur jetën, mbi 107.000 janë shëruar ndërsa rreth 19.000 të tjerë janë ende aktivë me koronavirus.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










