Lajme
Kryeministrja e Serbisë vaksinohet e para
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u vaksinua e para ndaj koronavirusit për t’i treguar popullsisë përgjithësisht skeptike të këtij vendi ballkanik se vaksina është e sigurt.
Së bashku me një ministre tjetër të qeverisë serbe, ajo mori dozën e parë të vaksinës së kompanisë Pfizer ndaj COVID-19 gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të enjten, duke shënuar kështu fillimin e fushatës së vaksinimit të popullsisë prej 7 milionë banorësh.
Vaksinimi do të vazhdojë me personat mbi 70 vjeç që jetojnë në azile.
Të martën Serbia mori dërgesën e parë prej 4800 vaksinash ndaj koronavirusit të ri, të prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech./voa
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










