Serbët kanë pagat më të ulëta në Ballkan
Paga mesatare neto në Serbi llogaritet të jetë më e ulëta në Ballkan me 333 euro ndërsa më e larta në Slloveni me 1 mijë euro
Paga mesatare në Serbi llogaritet të jetë më e ulta në Ballkan, ndërsa zhvlerësimi i fundit i dinarit serb do të forcojë përshtypjen për rënie të mëtutjeshme të pagave dhe të standardit jetësor në Serbi, njofton Radio beogradase B-92.
Paga mesatare neto në Serbi gjatë janarit të këtij viti arriti në 36,639 dinarë ose rreth 333 euro. Ndërsa paga mesatare në Shqipëri ishte rreth 380 euro, në Maqedoni 380, 390 euro në Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë 450 euro, 480 euro në Rumani, Mali i Zi me 530 euro, 800 euro në Kroaci dhe 1 mijë euro në Slloveni.
Sipas vlerësimit të ekspertëve, serbët kanë pagat më të ulëta në rajon për shkak të përqindjes së madhe të punëtorëve që punojnë në sektorin publik, numrit të madh të pensionistëve, dështimit të privatizimit, korrupsionit të lartë, punës së vogël të zyrtarëve të shtetit dhe produktivitetit të ulët.
Në Serbi, pagat e sektorit publik janë 28 për qind më të larta se pagat mesatare në sektorin privat, dhe në disa kompani që janë rreth 2-3 herë më të larta, si kompania ajore “JAT”, ku të ardhurat janë 250 për qind më të larta, “Telekom Serbia” 180 për qind dhe “Srbijagas” për 160 për qind.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










