Uncategorized
Sendi Hoxha synon përfaqësimin e Gjermanisë në Eurosong
Ajo është zgjedhur si njëra ndër 9 fituesit në mesin e 1300 konkurruesve dhe është ftuar të marrë pjesë në koncertin në Hamburg, që është një "paradhomë" për përfaqësimin e Gjermanisë në Eurovision Song Contest
Sendi Hoxha dëshiron të përfaqësojë Gjermaninë për festivalin e këngës në Eurovizion. Për një gjimnaziste 17 vjeçe kjo mund të duket një ëndërr por për Sendin, e lindur në Gjermani nga prindër të ardhur nga Shqipëria, ëndrra ka një bazë në realitet. Ditë më parë ajo është zgjedhur si njëra ndër 9 fituesit në mesin e 1300 konkurruesve dhe është ftuar të marrë pjesë në koncertin në Hamburg, që është një “paradhomë” për të marrë pjesë në konkurrimin për përfaqësimin e Gjermanisë në Eurovision Song Contest.
Nga telefonata që ka marrë, kanë kaluar disa ditë por vajza e talentuar sikur ende nuk mund të besojë për fatin që ka pasur. Të hënën ajo shkon me prindërit dhe vëllanë në Hamburg ku do të fillojë provat në klubin “Grose Freiheit 36” në St Pauli.
Të gjithë miqtë dhe familjarët kanë besim në suksesin e saj. “Ata gëzohen më shumë se unë”, thotë duke qeshur.
Sendi është rritur me muzikë. Ajo thotë se muzika është një “sëmundje familjare” në familjen e saj. Ajo është trinjake: vëllai dhe motra, të dy luajnë në instrumente te ndryshe, babai në bateri ndërsa kushërira e saj Miriam Cami është një pop ll i famshëm në Shqipëri. Ajo qe bërë e njohur s fituese në konkursin e para më shumë se 10 vitesh DSDS, pas të cilit ishte bërë pjesë grupit të njohur “Preluders”.
Sendi thotë se muzika kushton, duhen investime për të realizuar ëndrrën e saj prej këngëtareje. Prandaj ajo punon herë pas here dhe nga paratë e fituara ka blerë një kitarë. “Ajo më shkon mua, është autentike” thotë këngëtarja e re. Për të ka shumë rëndësi të qenët autentike. Këngën e saj “Battlefild” e ka shkruar për 15 minuta. “Ajo thjesht, ka dalë nga unë”, thotë Sendi, e cila ëndërron që pas maturës, hobin e saj ta shndërrojë në profesion. “Dëshiroj që e muzikën time të ndikoj,dia të jem e dëgjuar”.
Ata që duan ta dëgjojnë dhe shikojnë Sendi Hoxhën, këtë mund ta bëjnë të enjten, më 19 shkurt, ne koncertin qe do të transmetohet live në televizionin NDR duke filluar në orën 22. Shikuesit do të vendosin me votat e tre se kush d të fitojë “biletën” për pjesëmarrjen në finalen e përzgjedhjes për Eurosong Contest.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese












