Bota
Senatorja demokrate do të konkurrojë për presidente të SHBA-së
Senatorja demokrate në Shtetet e Bashkuara, Kamala Harris, e cila përfaqëson Kaliforninë, tha se do të kandidojë për presidente të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.
Harris, e cila është zgjedhur senatore më 2016, ka shërbyer më herët si prokurore e përgjithshme e shtetit, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
“E ardhmja e vendit tonë varet nga ju dhe miliona të tjerë që ngrenë zërat për të luftuar për vlerat tona amerikane. Prandaj, po konkurroj për presidente të Shteteve të Bashkuara”, tha senatorja 54-vjeçare në një video të postuar në Twitter.
Një kritike e zëshme e presidentit aktual të SHBA-së, Donald Trump, ajo është demokratja e pestë që i bashkohet betejës për emërimin nga partia për zgjedhjet e vitit 2020.
Elizabeth Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe John Delaney kanë njoftuar gjithashtu se synojnë të konkurrojnë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











