Sport
Secondot i japin futbollit zviceran pasionin
Vetëm 9 nga 23 lojtarët sa ka në dispozicion gjithsej kombëtarja e Zvicrës janë zviceranë "me rrënjë". 5 janë shqiptarë
Përfaqësuesja U21 e futbollit zviceran e cila aktualisht po luan me shumë sukses në Kampionatin Evropian të kësaj kategorie është imponuar sidomos me prejardhjen nacionale “të përzier” të saj.
Vetëm 9 nga 23 lojtarët sa ka në dispozicion gjithsej kombëtarja e Zvicrës janë zviceranë “me rrënjë”. 14 të tjerë kanë, përveç pasaportës zvicerane edhe një të huaj, shkruan sot 20minuten.ch.
“Një `patchwork` (lloj thurjeje nga materiale të ndryshme tekstili) talentesh të rinj të vendeve dhe mentaliteteve të ndryshme, e quan artikulli përbërjen aktuale të kombëtares U21. Dhe duket se pikërisht kjo i sjell asaj suksesin.
Nga pesë golashënuesit e deritashëm të këtij kampionati, vetëm Fabian Frei ishte “me tamam” zviceran. Tre të tjerër: Xherdan Shaqiri, Innocent Emeghara, Admir Mehmedi dhe Frank Feltscher kanë prejardhje jo zvicerane, ndonëse kanë edhe pasaportën e Zvicrës.
Prindërit e Shaqirit kishi emigruar nga Kosova, ata të Emegharas nga Nigeria, të Mehmedit nga Maqedonia ndërsa Feltscher, ka edhe një pasaportë të Venezuelës, krahas asaj zvicerane.
Ndërsa 14 lojtarët e huaj në kombëtaren U21 kanë pasaporta edhe të këtyre shteteve: 3 veta kanë pasaporta italiane, 2 kosovare, 2 maqedonase 1 shqiptare (Xhaka), 2 kroate etj.
Gjithsej në skuadër janë pesë shqiptarë, që është një mbipërfaqësim nëse mund të thuhet kështu, krahasuar me përqindjen që ka popullata shqiptare në Zvicër. Nëse kjo përqindje është jo më shumë se 3%, atëherë përfaqësimi në të dyja kombëtaret zvicerane të futbollit A dhe U21 i shqiptarëve me nga 5 lojtarë në të dyja, mund të llogaritet në rreth 22 %.
Dhe, 20minuten.ch ka shpjegimin edhe për përqindjen e madhe të të huajve në futbollin zviceran. “Për shumë secondo megjithëse të integruar mirë, futbolli mbetet sporti mbetet mundësia më e mirë për të realizuar diçka të veçantë. Fakti se shumë shpesh talentet e futbollit kanë prejardhje të huaj nuk është rastësi. Në shumë vende nga të cilat ata vijnë, futbolli zë një vend më të lartë (se në Zvicër).
Profesionistët e futbollit në ato vende kanë status tjetër nga ai në Zvicër, status dhe njohje kjo që synohet edhe këtu. Kjo bën që tinejxherët e futbollit të luftojnë me gjithë pasionin e tyre, gjë që e shton konkurrencën dhe kualitetin. E gjithë kjo, me përkrahjen e mirë që ofron shkolla e këtushme e futbollit rezulton gjithsesi me suksese.
Secondot për herë të parë ia dolën që të mësojnë zviceranët se çfarë është mentaliteti i fituesit, të tregojnë edhe vetëbesimin e tyre si zviceranë, një mënyrë kjo jotipike deri tash për zviceranët.
Kur skuadra U17 e kombëtares zvicerane në vitin 2002 po deklaronte pa modesti “Ne do të jemi kampionë të Evropës”, në Zvicër kjo mund të merrej si paturpësi. Por ata që e kishin thënë këtë ishin secondot si Barneta, Senderos ej. Dhe ata vërtetë u bënë kampionë.
Shtatë vjet më vonë, në vitin 2009 kombëtarja U17 u bë madje kampione bote në Nigeri. Dhe përbërja e skuadrës ishte 13 djelmosha me prejardhje të huaj nga gjithsej 20 lojtarë. Tash përbërja e kombëtares U21, siç u tha më lartë, është 14 : 9 në favor të lojtarëve me prejardhje të huaj. Dhe këta secondos kanë gjasa të mira të bëhen kampionë të Evropës. (BSH).
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











