Bota
Së paku 20 viktima në sulmin në Teksas
Sulmuesi i Teksasit është identifikuar nga autoritetet si një 21 vjeçar ndërsa mediat kanë raportuar se ai quhet Patrick Crusius

Një person i armatosur me pushkë ka hapur zjarr në dyqanin e njohur Walmart në El Paso të Teksasit të shtunën, duke lënë të vrarë 20 persona dhe plagosur 26 tjerë, deri në momentin kur u dorëzua para policisë.
Shumë qytetarë ishin duke bërë blerje kur u përballën me sulmin vetëm 6 ditë pas sulmit të një adoleshenti ndaj tre personave në Kaliforninë veriore.
Sulmuesi i Teksasit është identifikuar nga autoritetet si një 21 vjeçar ndërsa mediat kanë raportuar se ai quhet Patrick Crusius.
Shefi i Policisë në El Paso, Greg Allen, tha se autoritetet janë duke hetuar një manifest nga sulmuesi ku dyshohet për krim nga urrejtja.
Një document 4 faqe i postuar në një grup që përdoret nga ekstremistët, besohet se është shkruar nga i dyshuari, me mbishkrimin “Sulmi në Walmart”, një përgjigje ndaj pushtimit spanjoll të Teksasit.
Sulmuesi ka shprehur mbështetje edhe për sulmuesin që la të vrarë 51 persona në dy xhami të Zelandës së Re në mars.
Rreth këtij sulmi ka reaguar presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe shumë burrështetas të huaj, duke e quajtur akt të rëndë që tregon urrejtje të madhe ndaj të huajve.
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026