Lajme
Scholz: Reagon pasi tre persona u vranë në Gjermani
Të paktën tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë, njoftoi policia gjermane pas një sulmi në një festival në qytetin perëndimor të Solingen të premten mbrëma.
Tashmë ka reaguar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili thotë se i dyshuari për sulmin duhet të kapet shpejt.
“Autori duhet të kapet shpejt dhe të dënohet me dënimin maksimal të mundshëm”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke shtuar se ishte “shumë i tronditur” nga sulmi.
“Ne vajtojmë viktimat dhe qëndrojmë pranë familjeve të tyre”, shtoi 66-vjeçari.
Ndërkohë, raportohet se policia nuk është fokusuar vetëm tek kërkimi, por edhe tek motivi që dërgoj tek ky sulm.
Goditjet me thikë dhe të shtënat fatale janë relativisht të rralla në Gjermani. Megjithatë, Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser tha se qeveria planifikon të shtrëngojë rregullat mbi të cilat thikat mund të barten në publik, duke marrë parasysh uljen e gjatësisë maksimale të thikave që lejohen të barten në publik.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











