Lajme
Scholz në Turqi, takohet me Erdogan-in
Kancelari Scholz po qëndron për një vizitë në Turqi. Ka shumë për të folur mes kancelarit gjerman e presidentit turk – por edhe interesa të ndryshme. Temat kryesore janë lufta në Ukrainë, migracioni, situata në rajon.
E tensionuar dhe e rënduar apo me besim dhe e fortë? 100 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Turqisë, është pothuajse e pamundur të përmblidhen kaq shkurt marrëdhëniet mes dy vendeve. Nëse e pyet studiuesin e shkencave politike, Jens Bastian, nga Qendra për Studime të Aplikuara Turke CATS, ai flet për “hijezime të shumta” që formësojnë marrëdhëniet gjermano-turke. “Nuk mund të përshkruhet marrëdhënia vetëm në nivelin e elitave qeveritare në Ankara dhe Berlin. Komuniteti turk në Gjermani është një faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, qofshin ato politike, ekonomike, kulturore apo sportive”, analizon Bastian për DW.
Gjermania është konsideruar prej vitesh partneri më i rëndësishëm tregtar i Turqisë dhe investitori i huaj më i rëndësishëm në këtë vend. Më shumë se tre milionë njerëz me prejardhje turke jetojnë në Gjermani. “Shoqatat e biznesit dhe kompanitë individuale mbeten të angazhuara, shkëmbimi politik lokal në kuadër të partneriteteve të qytetit po funksionon”, thotë Bastian.
Tone pakënaqësie në nivelin më të lartë politik
Krejtësisht ndryshe është situata në nivel qeveritar. Hedhim vështrimin pas: Në fillim të korrikut 2024, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u ul në tribunat e Kampionatit Evropian të Futbollit në Berlin për një mbrëmje. Kancelari Olaf Scholz nuk u duk. Kjo ndoshta edhe sepse qëndrimi i tij ishte pikërisht në kohën e një skandali diplomatik. Një lojtar i kombëtares turke tregoi “përshëndetjen e nacionalistëve turq” në fushë, simbolin identifikues të “lëvizjes Ülkücü”, lëvizje ekstremiste e krahut të djathtë. Krahu politik i lëvizjes, MHP, jo vetëm që ulet në parlamentin turk, por është gjithashtu një partner aleance i AKP-së së Presidentit Erdogan.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











