Tematike
Sanija Ameti dëshiron të rikthehet në politikë
Sanija Ameti me sa duket po planifikon rikthimin e saj politik tre muaj pas skandalit rreth të shtënave në foton e Virgjëreshës Mari
Tre muaj pas të shtënave në një pikturë të Virgjëreshës Mari, Sanija Ameti mesa duket po përgatit rikthimin e saj në politikë. Bashkë-presidentja e Operacionit Libero planifikon të ribashkohet në mbledhjen e këshillit të qytetit të Cyrihut më 18 dhjetor si anëtare e Partisë Liberale të Gjelbër (GLP), transmeton albinfo.ch.
Sanija Ameti është politikane zvicerane me rrënjë nga Bosnja dhe Kosova.
Por marrëdhëniet e saj me kryesinë e partisë janë të tensionuara: kryesia e GLP-së i bën thirrje 32-vjeçares të japë dorëheqjen vullnetare, të cilën ajo e refuzon, shkruan “SonntagsBlick”. Ajo po ashtu refuzon të flasë me presidentin e partisë Jürg Grossen. “Ajo po bëhet kokëfortë,” thotë një parlamentar i GLP. Megjithatë, pjesë të partisë së qytetit solidarizohen me Ametin.
Në vazhdën e skandalit rreth të shtënave në një pikturë të Virgjëreshës Mari, nisma për lidhje më të ngushta mes Zvicrës dhe BE-së rrezikon të dështojë. Projekti, i nisur nga Operacioni Libero dhe i mbështetur nga të Gjelbërit, kishte për qëllim të detyronte Këshillin Federal të rinovonte marrëveshjet dypalëshe me BE-në.
Problemet me iniciativën për afrim me BE-në
Por tetë muaj pas fillimit mungojnë si nënshkrimet ashtu edhe burimet e mjaftueshme financiare, siç raporton “SonntagsZeitung”. Përveç kësaj, ka konflikte të brendshme dhe dy nisma konkurruese që mund të rrezikojnë negociatat.
Sanija Ameti, forca shtytëse e nismës, është tërhequr nga sytë e publikut. Nismëtarët kanë mbledhur deri më tani më pak se 10,000 nënshkrime, shumë larg nga 100,000 që nevojiten.
Projekti po ngec edhe financiarisht: sipas faqes së internetit, u mblodhën vetëm 99,000 franga nga 350,000 deri në dy milionë franga të vlerësuara, shkruan 20 minuten.ch. Pavarësisht këtyre pengesave, nismëtarët mbeten luftarakë. Isa Gerber, drejtor menaxhues i Operacionit Libero, shpjegoi: “Numri i nënshkrimeve nuk është i rëndësishëm për momentin, pasi negociatat e Zvicrës me BE-në mund të jenë afër një përfundimi të suksesshëm”.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












