Shkurt.ch

Samiti i G7-ës: Policia gjermane mbyll kufijtë

Gjermania ka parashikuar kontrolle të rrepta kufitare në prag të samitit të G7-ës që do të mbahet në “Elmau”, në Bavari.

Për të shmangur protestat e dhunshme dhe demonstratat kundër G7-ës, policia gjermane ka vendosur të mbyllë kufijtë.

Sipas medieve gjermane, nga dita e sotme deri më 15 qershor kufijtë e Gjermanisë do të mbyllen për t’ iu nënshtruar kontrolleve të rrepta, ashtu siç bëhej para vitit 1993, kur është miratuar edhe marrëveshja e famshme e Shengenit.

Hoteli luksoz “Kështjella Elmau”, në Bavarinë Jugore, ku do të mbahet samiti i ardhshëm më 7-8 qershor, është normalisht një vendpushim alpin dhe i qetë.

Ministria e Brendshme ka thënë se do të ushtrojë përkohësisht kontrolle kufitare të atyre personave, të cilët ushtrojnë lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
Kontrollet do të kryhen kryesisht në kufirin e Gjermanisë me Austrinë dhe Republikën Çeke.

Rreth 19 000 policë janë vendosur në qytetet përreth, si Garmish-Partenkirshen dhe në rajonin malor Zugspitze.