E-Diaspora
Sadiku, golashënuesi më i mirë i Luganos
Ai vijon të jetë golashënuesi më i mirë duke kaluar kuotën e 16 golave
Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku ka shënuar sërish për ekipin e tij në Zvicër, Luganon. Ai vijon të jetë golashënuesi më i mirë duke kaluar kuotën e 16 golave. Sadiku pretendon të shpallet golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë.
Ka qenë pikërisht Sadiku që ka hapur serinë e golave në ndeshjen Arau-Lugano, ku elbasanasi ka shënuar në minutën e 26-të me anë të një 11-metërshi dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e tij. Më pas Arau ka barazuar dhe madje ka përmbysur.
Sërish ishte Sadiku që shënon po me penallti, duke barazuar përkohësisht, sepse vendësit e Araus shënojnë sërish dhe fitojnë takimin. Megjithatë ekipi i Luganos është në mesin e renditjes dhe nuk rrezikon të bjerë nga kategoria.
Sadiku v në fund të sezonit pritet të ketë më shumë oferta se çdo lojtar tjetër i Kombëtares Shqiptare ngase i mbaron kontrata dhe është në formë të mirë .
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










