Maqedonia
Sa persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Maqedonisë së Veriut?
Një numër i madh i qytetarëve po braktisin Maqedoninë e Veriut, si pasojë e pasigurisë dhe jostabilitetit ekonomik, social, por edhe krizës që po vijon.
Derisa një pjesë po largohen me vizë pune dhe punë të përkohshëm, një numër i madh i shtetasve po heqin dorë edhe nga nënshtetësia e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga pavarësia e vendit (1991) e deri më sot, mbi 30 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia, për arsye të marrjes së një nënshtetësie të shteteve të huaja, përcjell albinfo.ch.
Jozyrtarisht mësohet se ky numër mund të jetë më i madh për shkak të mungesës së regjistrimit të popullsisë, por edhe mungesës së regjistrave të MPB-së.
Por, nga ana tjetër, janë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera që akoma nuk gëzojnë të drejtën e nënshtetësisë, për shkak të ligjeve të rrepta dhe refuzimit të paqartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











