Maqedonia
Sa kushton t’i ndërrosh dokumentet në Maqedoni?
Qytetarët do të duhet t’i ndryshojnë dokumentet materiale të administratës shtetërore, dokumentet për përdorim të brendshëm dhe dokumentet për përdorim të jashtëm
Emri i ri i Maqedonisë do të shoqërohet edhe me shpenzime të reja për qytetarët e këtij vendi.
Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës nga ana e Parlamentit grek, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet t’i ndryshojnë dokumentet materiale të administratës shtetërore, dokumentet për përdorim të brendshëm dhe dokumentet për përdorim të jashtëm.
Nëse llogarisim, vetëm nxjerrja e pasaportës së re, letërnjoftimit dhe lejes për vozitje për një person do të kushtojë rreth 2300 denarë (37 euro).
Për një letërnjoftim nevojitet kërkesë që kushton 20 denarë (0.32) dhe fletëpagesë 190 denarë (3 euro), gjithsej 210 denarë (3.4 euro).
Për një pasaportë nevojitet formular që kushton 1500 denarë (24 euro) dhe taksë administrative 200 denarë (3.2), gjithsej 1700 denarë (27.2).
Për lejen e vozitjes nevojitet formular që kushton 280 denarë (4.5) dhe taksë administrative 110 denarë (1.78), gjithsej 390 denarë (6.3 euro).
Për qytetarët, të tria këto dokumente kushtojnë 2300 denarë (37 euro).
Zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, për TV21 tha se do të jetë e domosdoshme që qytetarët t’i ndërrojnë të gjitha dokumentet që posedojnë, në një afat kohor prej pesë vjetësh, pasi të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës, përcjell albinfo.ch.
Në Marrëveshje qëndron se pasi të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe pasi Maqedonia të mbarojë me të gjitha procedurat e brendshme juridike që Marrëveshja të hyjë në fuqi, Greqia menjëherë do ta ratifikojë të njëjtën.
Pasi që Marrëveshja të hyjë në fuqi, Maqedonia duhet që t’i njoftojë të gjitha organizatat ndërkombëtare, multilaterale dhe rajonale, institucionet dhe forumet që është anëtare, se kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi dhe se më pas do të kërkojë nga ata që ta pranojnë dhe ta përdorin emrin e ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










