Lajme
Rusi, 115 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.676 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 970.865, ndërsa me 115 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.683.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 640 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 259.070, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.764.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 245 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 35,1 milionë.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën, raporton Top channel, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











