Maqedonia
Rumania mbështet integrimet euro-atlantike të Maqedonisë
Në lidhje me referendumin, kryeministri Zaev deklaroi se pret vendim të mençur nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë.
Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dancila, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takim me krerët shtetëror në vend. Pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, ajo ka shtuar që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe Bashkimin Evropian, është e patjetërsueshme që referendumi të jetë i suksesshëm.
“Që të anëtarësoheni në NATO dhe BE, Rumania do të mundohet që t’ju ndihmojë në planin teknik. Uroj që të keni sukses të madh në referendum dhe shpresoj se atë do ta kuptojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Dancila në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev që u mbajt në Qeverinë e Maqedonisë.
Në lidhje me referendumin, kryeministri Zaev deklaroi se pret vendim të mençur nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë.
“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë, ju falënderoj për mbështetjen tuaj për procesin e eurointegrimeve. Gjithë vendet që na ndihmojnë në këtë proces dhe bashkëpunon me ne. Muajt kur Rumania do të udhëheq me BE, janë muaj kur ne duhet të përfundojmë reformat dhe të finalizojmë marrëveshjen me Greqinë”, tha mes tjerash Zaev.
Përndryshe, referendumi pritet të shpallet të hënën dhe pritet të mbahet më 30 shtator 2018. Por e paqartë mbetet pyetja që do të duhet t’i përgjigjen qytetarët e Maqedonisë. Sipas asaj që paralajmëroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të liderëve, pyetja do të jetë: “A jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO me pranim të marrëveshjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë?”
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











