Shkurt.ch
Rritje e vogël e shkallës së papunësisë gjatë vitit 2015
Në dhjetor të vitt 2015 ne Zvicër kishte 3.7% të papunë ndërkohë që në nëntor ishin 3.4%. Por gjatë tërë vitit, kjo shkallë ka qenë në 3.3%
Niveli i papunësisë në Zvicër, në fund të vitit që shkoi, është ngritur në shkallën më të lartë që nga viti 2010. Në dhjetor të vitt 2015 ne Zvicër kishte 3.7% të papunë ndërkohë që në nëntor ishin 3.4%.
Por, marrë mesatarisht gjatë tërë vitit, kjo shkallë është ngritur jo shumë: nga 3.2% sa ka qenë, në 3.3%.
Në fund të dhjetorit në Zvicër ishin të regjistruar afër 160 mijë persona si të papunë. Dhe kjo është rreth 11 mijë më shumë se në vitin paraprak, njofton Seco (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi). Ndërkaq, shpërndarë në gjithë vitin 2015, mesatarisht në Zvicër kishte 143 mijë veta të regjistruar si të papunë, ose 6000 më shumë se në vitin 2014.
Rritja e shkallës së papunësisë nga fundi i vitit nuk shpjegohet vetëm me arsye sezonale, shkruan srf.ch. në këtë trend ka ndikuar po ashtu edhe rritja e ngadalësuar ekonomike që ka karakterizuar vitin e kaluar
Marrë në përgjithësi, papunësia gjatë vitit që lam pas ka shënuar ngritje por jo aq të madhe sa kanë qenë parashikimet pesimiste, transmeton albinfo.ch.
Është rritur edhe numri i të papunëve të përjashtuar nga zyra për ndërmjetësim të punës, pasi që kanë kaluar afatin e lejuar të mbështetjes financiare nga kjo zyrë dhe nuk kanë gjetur punë. Gjatë vitit 2015 kanë qenë 3100 të tillë që është dukshëm më shumë se në vitet paraprake.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











