Lajme
Rritje e madhe e kërkesave për azil në Zvicër, gjatë muajit gusht
Shumica e kërkesave për azil, gjatë gushtit kanë ardhur nga njerëz nga Turqia, e ndjekur nga Afganistani dhe Eritrea
Rreth 3000 persona kanë aplikuar për azil në Zvicër gjatë muajit gusht. Kjo është 38 për qind ose 832 më shumë se në korrik, siç tregojnë statistikat e azilit nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM, transmeton albinfo.ch.
Shumica e kërkesave për azil, gjatë gushtit kanë ardhur nga njerëz nga Turqia, e ndjekur nga Afganistani dhe Eritrea, shkruan srf.ch. SEM nuk u është përgjigjur pothuajse 600 kërkesave sepse, sipas procedurës së Dublinit, përgjegjës për to ishte një shtet tjetër.
Përveç kësaj, pothuajse 2,000 njerëz nga Ukraina kanë aplikuar për statusin e mbrojtjes S në muajin gusht. SEM mban statistikat e veta në lidhje me statusin e përmendur S.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











