Rritja e pagave më 2010 nuk është vërejtuar fare
Enti Federal zviceran për Statistika thotë se kjo nuk kishte ndodhur në dhjetëvjetëshin e fundit

Enti Federal zviceran për Statistika raporton se gjatë vitit 2010 ka pasur rritje rrogash në Zvicër, që nuk është vërejtur fare, e që kjo nuk kishte ndodhur në dhjetëvjetëshin e fundit.
Sipas Entit Federal të Statistikave, rritja e pagave prej 0,8 për qind gjatë vitit 2010 ishte vetëm 0,1 për qind për shkak të inflacionit, i cili këtë vit kishte mbërritur në 0,7 për qind, transmetojnë agjensitë e lajmeve.
Në vitet 2008 dhe 2009 pagat kishin shënuar rritje prej 2 dhe 2.1 për qind. Sipas Zyrës Federale të Statistikave janë dy faktorë që kanë ndikuar në këtë gjendje, pasojat e krizës ekonomike, të cilat kanë filluar gjatë vitit 2009 dhe inflacioni i cili kishte shënuar rënie.
Në të njëjtën gjendje pothuajse janë të gjithë sektorët e ekonomisë, me disa përjashtime, industria e tekstilit me 0,2 për qind dhe ajo e tregtisë automobilistike me 0,3 për qind, që ishin edhe më keq. Në sektorin bankar kishte rritje të ndjeshme pagash me 1.5 për qind.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”