CH-Ballkani
Rriten remitencat në Kosovë
Remitencat në Kosovë vazhdojnë të kenë rritje. Kështu për muajin shkurt janë rritur për 5.6 % ose 50.7 milionë euro
Dërgesat e shqiptarëve të diasporës në Kosovë janë rritur për 5.6 % apo rreth 50.7 milionë euro. Këto statistika vlejnë për muajin shkurt, duke e krahasuar me një vit më parë. Statistikat janë bërë të ditur nga Banka Qendrore e Kosovës, shkruan “seenews.com”, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë zgjedhin operatorët e ndryshëm për të dërguar para për miqtë, ose për të afërmit në shtëpi.
Më herët është bërë e ditur se dërgesat e të huajve në Kosovë për vitin 2016 janë 691 milionë euro, krahasuar 665.5 milionë euro për vitin 2015.
Dërgesat më të mëdha janë nga Gjermania dhe Zvicra. 148.4 milionë euro u dërguan nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe 90.5 milionë euro nga ata që jetojnë në Zvicër.
Sipas regjistrimit të fundit, Kosova ka një popullsi prej 1.77 milionë banorë në vitin 2015. Më shumë se 700,000 kosovarë jetojnë jashtë vendit, me 35% të tyre që banojnë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











