Kosova
Rreth 50 % e shqiptarëve po mendojnë seriozisht të ikin nga vendi

Sipas një sondazhi të fundit, thuhet se gati gjysma e shqiptarëve, rreth 50%, po mendojnë seriozisht të ikin nga vendi. Ky sondazh është bërë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ata po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që kanë, po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende pune të lira, apo dhe kanë konkretizuar tërësisht dhe po përfundojnë çështjet administrative, përcjell albinfo.ch.
Duket se kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe raporti thekson se Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).
Pas nesh, për përqindjen e atyre që po marrin në konsideratë të ikin renditet Mali i Zi me 47%, Bosnja, me 44%, Kosova me 43%, Maqedonia e Veriut me 41%. Më të kënaqur me vendin e tyre janë serbët, me vetëm 37% që po marrin në konsideratë të largohen.
Po ashtu, shqiptarët kanë dhe përqindjen më të lartë të atyre që jo vetëm duan të ikin, por edhe kanë ndërmarrë hapa konkretë për ta bërë këtë. 33% e atyre që konsiderojnë të largohen, po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që ata kanë, më e larta nga gjithë shtetet e tjera. 14% po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende të lira pune, 4% pohojnë se kanë konkretizuar gjithçka dhe aktualisht po përfundojnë çështjet administrative.
48% thonë se thjesht po mendojnë të ikin dhe s’kanë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër konkret. Kjo përqindje është më e ulëta nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku pjesa më e madhe e të anketuarve që po marrin në konsideratë të largohen nga vendi, thanë se ata po e mendojnë emigrimin, por nuk është se kanë bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Psh, 72% e serbëve që duan të ikin thanë se kjo ishte thjesht një ide.
Raporti thekson se për të gjithë Ballkanin ka një tendencë të shtuar për t’u larguar, në raport me sondazhet e mëparshme, me një rritje prej 4 pikë përqindje, duke arritur në 43% të Ballkanit Perëndimor që merr në konsideratë të emigrojë, nga 39% në 2018-n.
Për shqiptarët, edhe integrimi në Europë do të thotë në radhë të parë mundësi për të emigruar ose studiuar, sipas 60% të të anketuarve, sërish më e larta në rajon dhe më pas prosperiteti ekonomik.
I gjithë Ballkani Perëndimor synon të ikë në BE dhe shumë pak duan të largohen në një vend të rajonit. P.sh 3% e shqiptarëve që mund të merrnin në konsideratë të jetonin në një vend tjetër të Europës Juglindore do të zgjidhnin Kosovën dhe po aq Malin e Zi. Në të kundërt, shtetasit e Kosovës, si preferencë të parë kanë Bosnjë e Hercegovinën, që është zgjedhur nga 3% e atyre që konsiderojnë të emigrojnë në rajon, ndërsa Shqipëria vjen e dyta, me 2%.
Përqindjen më të lartë të konsideratës për të jetuar në një vend tjetër të Ballkanit e kanë malazezët, 18% e të cilëve zgjedhin Serbinë. Ndërsa më patriotët janë serbët, me 93% të tyre që nuk e marrin në konsideratë të jetojnë në një vend tjetër të Europës Juglindore, më e larta në rajon. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?