Bota
Rregulla të reja të lëvizjes së lirë në BE
Parlamenti Evropian, në një seancë plenare në Strasburg, ka miratuar rregullat e reja që duhet të lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve evropianë, duke e bërë verifikimin e thjeshtë për të provuar vërtetësinë e dokumenteve zyrtare, të tilla si ekstrakte nga regjistrat e lindjeve apo martesave në një vend tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, përcjellalbinfo.ch.

Më shumë se 14 milionë qytetarë të BE-së jetojnë në një shtet tjetër anëtar që nuk është vendi i tyre i origjinës. Për t’u martuar, apo për të regjistruar një fëmijë ata duhet të përballen me procedura të mundimshme. „Me votimin e sotëm, kemi bërë hapin e parë për të lehtësuar pengesat administrative, duke hequr kërkesat e rënda dhe të kushtueshme të certifikatave dhe duke futur forma në shumë gjuhë“, ka thënë eurodeputetja franceze, Mady Delvaux.
„Me gjithë kundërshtimin nga ana e Këshillit, një klauzolë e rëndësishme u referohet çështjeve që nuk janë përfshirë në këtë lehtësim, si diploma universitare apo certifikata të aftësisë së kufizuar. Ky artikull është hapi i parë i një procesi të gjatë, qëllimi përfundimtar i të cilit është që të kemi dokumente të përbashkëta publike në BE“, shtoi ajo.
Rregullat e reja do t’u japin fund formaliteteve administrative, të tilla si legalizimin apo vërtetimin e dokumentit publik, si dhe ato që provojnë statusin martesor, apo edhe kombësinë.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli ranë dakord për të zgjeruar fushën e rregullave për të përfshirë dokumentet që vërtetojnë aftësinë për t’u martuar ose të hyjnë në një partneritet. Dokumentet që vërtetojnë dënimet penale do të duhet të pranohen në vendet e tjera të BE-së, pa procedura të mëtejshme për legalizim.
Për të shmangur nevojën për të përkthyer dokumente të caktuara publike, rregullat e reja vendosin forma të reja evropiane në shumë gjuhë që do t‘u bashkëngjiten dokumentet: ekstrakte të lindjes, certifikatat për të vdekurit, martesat, vendbanimin ose vendqëndrimin dhe vërtetimet që nuk janë të dënuar.
Këto forma standarde shumëgjuhëshe duhet t’u mundësojnë qytetarëve për të kursyer para dhe kohë, duke shmangur nevojën për përkthime të certifikuara.
Parlamenti Evropian konsideron se qytetarët e BE-së duhet të jenë të vetëdijshëm për procedurat e thjeshtuara dhe format e reja gjuhësore.
Rregullorja e re do të publikohet së shpejti në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe gradualisht do të hyjë në zbatim të plotë nga viti 2019.
E-Diaspora
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli Librat që promovohen në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, janë: "Bota shpirtërore në krijime të veçanta",...
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
Jeta në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh Pavarësisht një ekonomie të dobët, entuziazmi i austriakëve për udhëtime mbetet i pashuar. Sipas të dhënave...
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla