Kosova
Rrëfimi i shokut të dhomës që Astriti e kishte në burg
Astrit Dehari, ish-aktivisti i Vetëvendosjes që u gjet i vdekur tre vite më parë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ishte përshkruar nga personi që e ndanin qelinë së bashku, Naser Makolli, si një njeri i qetë e i lumtur. Makolli thoshte se Dehari nuk paraqiste asnjë çrregullim, frikë apo shqetësim dhe se i njejti nuk e kishte përmendur asnjëherë se mund t’i bënte keq vetes.
Naser Makolli dëshmitari kyç në rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur si pasojë e një sëmundje shëndetësore në Burgun e Lipjanit gjashtë muaj pasi që ndërroi jetë Dehari, kështu kishte njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Analizat e raportit të tij nuk u lexuan asnjëherë për shkak se i njejti nuk kishte arritur që të bënte një analizë të fundit.
Në ekspertizën e përcjellë nga Zvicra, ku përshkruhen edhe hetimet e autorëve të Kosovës, shkruhet se Makolli e Dehari kishin pasur edhe dy shokë dhome në burgun në Prizren. Ata ishin Frrok Leski dhe Adonis Gashi. Sa i përket kohës që kishte kaluar me Astrit Deharin, të njejtin e përshkruante si të lumtur dhe të qetë.
Sa i përket datës kur Dehari ishte gjetur i vdekur, Makolli kishte deklaruar se atë ditë kur ata kishin dalë në shetitje, Dehari kishte qëndruar në qeli, duke thënë se nuk po ndihej mirë. Kur ata ishin kthyer nga shetitja, e kishin gjetur të njejtin të shtrirë mbi tokë.
“Ai kishte në gojë një shishe mjalti prej plastike. Ata menjehërë e kanë thirrur mjekun dhe janë informuar se kishte një puls. Ai shton se nuk ka parë gjak në trupin e tij dhe se vetëm ka parë plagë në njërën nga duart e tij. Z. Makolli saktëson se nuk kishte brisk rroje as thikë në qeli”, thuhet në raportin deri sa përflitet deklarata e shokut të dhomës së Astrit Deharit.
Makolli kishte deklaruar se ishte më i afërt me Deharin se me të tjerët të majtur. Të njejtin e përshkruante si djalosh të artë, komunikativ që lunate me letra dhe tregonte barcoleta, raporton Gazeta Express.
“Më 5 nëntor nuk ishte mërzitur dhe nuk kishte sjellje të pazakonshme”, thuhet tutje.
Në deklaratën e tij dhënë për organet e rendit, Makolli kishte thënë se Astrit Dehari kishte pasur dhimbje koke dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk kishte dalë në shëtitje brenda rrethojave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Makolli kishte deklaruar edhe se në fillim ka menduar se ka qenë një shaka nga ana e Astrit Deharit por e ka kuptuar të vërtetën pasi ka parë gërvishtjet në njërën nga duart e tij.
Madje në deklarimin e Makollit, thuhet edhe se Astrit Dehari kishte kërkuar nga Makolli numrin e të afërmve të tij që të u telefonoj në rast se ndodh ndonjë gjë, por ka shtuar se Astrii Dehari nuk ka pasur ndonjë presion nga ndokush.Në tri deklarata të dhëna në data të ndryshme për organet e rendit, Naser Makolli kishte deklaruar se Astrit Dehari deri në momentin e gjetjes kishte puls.
“Dehari kishte shkruar në bllokun e adresave të Makollit një seri numrash të telefonit të anëtarëve të familjes dhe miqve të tij. Arsyeja ishte se Dehari dëshironte që Makolli ta njoftonte rrethin e tij në rast të transferimit nga burgu për hetime nga ana e policisë apo ministrisë”, thuhet në raportin e ekspertizës.
I njejti kishte deklaruar se Deharit atë ditë ishte rruar gjatë dushit, por, nuk ishte prerë.
Në qelinë ku po qëndronin Dehari, Makolli e dy persona të tjerë ka qenë edhe një telefon për të cilën Makolli kishte deklaruar se Dehari nuk e kishte përdorur asnjëherë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











