Kosova
Rrëfimi i mjekut që shëroi ushtarët e UÇK-së
Spitali Ushtarak në Budakovë të Suharekës ishte në shërbim të brigadës 123 të zonës operative të UÇK-së
Në vitet 1994/95 Ibish Ahmeti mjek në Suharekë u informua nga politika e atëhershme se një ditë lufta mund të ndodhte në Kosovë.
Ahmeti kishte nisur sigurimin e barnave anë e mbanë Kosovës, deri në krismat e para që lajmëruan fillimin e luftës.
Për t’u stacionuar më pas në shtëpinë tre katërshe që u dha për shfrytëzim në fshatin Budakovë si spital ushtarak i UÇK-së.
I biri i pronarit të shtëpisë, tregon se babai i tij vendosi në dhënien e shtëpisë pas bashkimit të tre djemve me ushtrinë, raporton TCH.
Ramizi kishte qenë i angazhuar si roje spitali, ndërsa gratë e familjes përkujdeseshin për larjen e rrobave të ushtarëve të plagosur, përcjell albinfo.ch.
Fatit të luftës i ishte bashkuar më pas edhe i biri i mjekut, Kushtrimi që në atë kohë ishte vetëm 15 vjeç.
Spitali Ushtarak në Budakovë të Suharekës ishte në shërbim të brigadës 123 të zonës operative të UÇK-së.
Megjithëkëtë, përveç një pllakate të vendosur në murin e shtëpisë që u mbijetoi tri ofensivave të ushtrisë serbe, asgjë tjetër nuk të orienton në të kaluarën historike.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












