Kosova
Rrëfimi emocionues i familjarëve të Remzijes: 8 ditë nuk kishte ngrënë asgjë
Para 8 ditësh u raportua se një grua 59 vjeçare me emrin Remzije Mustafa ka humbur.Policia e Kosovës dhe shumë qytetarë gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar të angazhuar për gjetjen e zonjës Mustafa.Kurse nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Motra e Remzijes, Ismete Mustafa në një prononcim për arbresh.info, ka treguar se gjendja e të motrës është e mirë.“I ka marr 20 antibiotikë ka fillua me pas depresion, nuk ka pas shqetësim reagim ose agresiv, por është ankuar se ka dhimbje në kokë mbrapa”, tha ajo.
Gjithashtu ajo tregon se gjendja e motrës është shqetësuese e lodhur fizikash psiqikisht, por që janë të kënaqur që është gjetur e gjallë.
“Dita kur është larguar ka qenë vetëm në ora 4 mbas ditë ajo ka dal për me ble diçka dhe rreth orës 5 ka fillua një shi i madh për me u strehu është afru në një shtëpi dhe pastaj ka humb drejtimin. Dje është gjet ka treguar se ajo nuk e ka ditë kur është ditë ose natë është gjetë rasisht nga një qytetar që ishte duke udhëtuar për Angli ka shku me i gjet një palë këpuca dhe e ka gjet motrën aty.
Një komshij i joni e ka vërejt që ajo po vjen afër shtëpisë. Gjenda e tanishme është shqetësuese e lodhur fizikisht psiqikisht dhe ne jemi të kënaqur që është gjallë. Ka mbijetuar me ujë dhe nuk ka ngrënë asgjë, është një familje e mire s’kanë probleme financiare janë fëmijë të afërt me nënën. Ajo për 8 ditë ka qëndruar në të njëjtën shtëpi”, tha ajo.
Ndërsa vajza e Remzijes, Anita Ferati tha se është shumë e lumtur që nëna e saj është gjallë dhe mirë, kurse ka falënderuar ish pjesëtarin e UÇK’së që ofroi ndihmën e tij për ta kërkuar të ëmën e saj.
“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, shokët, shoqet dhe të gjithë rininë që na kanë ndihmua në gjetjen e mamit tem. Gjithashtu falënderoj edhe Ridvan Tahirin i cili ka shpreh vullnetin me ardhë në Prishtinë për me na ndihmu në gjetjen e nënës tonë.”, ka thënë ajo.Remzije Mustafa u shpall e humbur ditë më parë në Policinë e Kosovës, ku dhjetëra qytetarë dolën vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













