Integrimi
Rrahje masive në mes të refugjatëve shqiptarë dhe pakistanezë
Rreth 400 njerëz thuhet të kenë marrë pjesë në rrahjen masive që kishte shpërthyer në një qendër refugjatësh afër Kasselit në Gjermani.
Një mosmarrëveshje midis një të riu dhe një refugjati përafërsisht 80-vjeçar për shkak të shtyrjes në shpërndarjen e ushqimeve ka rezultuar të dielën me një rrahje masive në një qendër refugjatësh afër Kasselit.
Sipas derspiegel.de bëhet fjalë për konflikt në es të jë grupi të shqiptarëve dhe një tjetri, të pakistanezëve.
Pas incidentit gjendja është elektrizuar, tha një zëdhënës i policisë. Në mbrëmje kishte ardhur pastaj në një konfrontim fizik ndërmjet rreth 300 në njërën anë dhe rreth 70 refugjatë në anën tjetër.
Pastaj policia ka intervenuar ndërsa refugjatët janë përleshur me policinë, ku si pasojë janë plagosur tre oficerë policie dhe tre refugjatë. Në këtë përleshje tetë refugjatë kanë pësuar lëndime, të cilat duhet të trajtoheshin në spital, tha një zëdhënës i policisë për mediet gjermane, përcjell albinfo.ch.
Incidenti ndodhi në Kassel-Calden, ku në strehimore janë vendosur rreth 1.500 azilkërkues. Sipas të dhënave të policisë në këtë qendër banojnë refugjatët nga rreth 20 vende të botës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












