Uncategorized
Ronaldo (i vjetri) kujton luftën në Kosovë
Ronaldo Nazario de Lima kishte ardhur në Gjakovë pas luftës dhe kishte dhënë donacion për shkollën “Mustafa Bakia”
Legjenda e futbollit Ronaldo Nazario de Lima , i njohur si “Fenomeni” ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Paqes me një fotografi nga Gjakova, shkruan albinfo.ch.
Ai kishte ardhur në Gjakovë pas luftës dhe kishte dhënë donacion për shkollën “Mustafa Bakia”. Ronaldo ka ndarë një fotografi në rrjete sociale me një fëmijë nga Gjakova në krah.
Futbollisti brazilian, i cili në atë kohë luante për Interin, ka qenë ndër futbollistët e parë që kishte vizituar Kosovën pas luftës, derisa këtë rrugë e kishin ndjekur edhe disa lojtarë tjerë.
Ronaldo është njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, derisa është shumë i adhuruar edhe në Kosovë. “Fenomeni” ka luajtur në skuadra të mëdha, si Barcelona, Inter, Real Madrid e Milan.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










