Shkurt.ch
Romanët më liberalë ndaj të burgosurve
Në Zvicrën gjermane dhënia e pushimeve brenda dhjetë viteve të fundit ka rënë për 50 % ndërkohë që në atë romane mbetet i njëjtë

Drejtuesit e burgjeve në Zvicrën frankofone (romane) duket të jenë shumë më dorëlirë sa u takon pushimet me leje që ata u japin të burgosurve po u krahasuan me kolegët e tyre të Zvicrës gjermane. Në burgun në Bochuz (Vaud), fjala vjen, miratohen rreth 78 për qind të rasteve të kërkesave për pushim që bëjnë të burgosurit.
Kjo temë është aktualizuar sigurisht në dritën e ikjes para disa ditëve të një vrasësi dhe dhunuesi, nga burgu St. Gorgon në kantonin Neuchatel. Ikja ndodhi pikërisht gjatë kohës kur ai ishte në shëtitje, bashkë me dy kujdestarë.
Por këtë e tregojnë edhe shifrat e publikuara në emisionin 10vor10 të transmetuesit televiziv publik sf. Kështu, në Zvicrën gjermane dhënia e pushimeve të tilla brenda dhjetë viteve të fundit ka rënë për 50 % ndërkohë që në atë romane numri i pushimeve të tilla ka qëndruar stabil.
Kufizimi kaq i madh i dhënies së pushimeve gjatë vuajtjes së burgut, sipas drejtorisë së burgut në Lenzburg ka filluar të bëhet pas rastit të vrasjes që kishte bërë një i burgosur në Zollikerberg të Cyrihut, gjatë një pushimi të tillë në vitin 1993.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz