Sport
Robin Krasniqi mbron titullin e Kampionit Evropian
Me këtë fitore, Robin (Haxhi) Krasniqi ka radhitur fitoren e 37 nga gjithsej 39 meçe të tij në karrierën profesioniste
Boksieri profesionist nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Robin (i njohur edhe si Haxhi) Krasniqi ka mbrojtur mbrëmë titullin e Kampionit Evropian në versionin WBO të kategorisë gjysmë të rëndë. Ai, në spektaklin e boksit të mbajtur të shtunën mbrëma në Magdeburg ka mundur me nokaut teknik, në raundin e fundit, të 12, boksierin nga Franca, Hakim Zoulikhan.
Gjyqtari në ring ka ndërprerë luftën vetëm 5 sekonda para përfunmdmitvtë raundit të fundit, të dymbëdhjetë. Këtë e ka bërë për shkak se Zoulikhan, sfiduesi i kampionit evropian, pas një breshërie goditjesh që mori nga kampioni Krasniqi, u paaftësua për luftë.
Me këtë fitore, Robin Krasniqi ka radhitur fitoren e 37 nga gjithsej 39 meçe të tij në karrierën profesioniste.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











